I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, gazetari Lavdrim Lita, me tone të theksuara ironike, komentoi zgjedhjet e fundit duke i quajtur më të ndershmet që nga viti 1945 dhe duke e përshkruar Partinë Socialiste si forcën politike që u jep shqiptarëve gjithçka që ata dëshirojnë.
” Këto ishin zgjedhjet më të mira dhe më të ndershme nga 1945. Populli shqiptar e do Edi Ramën dhe PS-në. Në mandatin e tretë dhe tashmë në mandatin e katërt, Partia Socialiste është partia më e madhe dhe më bujare që ka pasur Shqipëria në 32 vitet e fundit.
Është partia e fermerëve, partia e policisë, partia e ushtrisë, partia e drejtësisë që i ka dhënë këtij vendi më në fund një strukturë të posaçme për të luftuar krimin e organizuar.
75% e diasporës kanë votuar PS-në dhe duket që janë shumë të gëzuar me këtë sistem arsimor, spitalor e taksash. Janë shumë të lumtur shqiptarët.
Akuzat e opozitës nuk qëndrojnë siç nuk kanë qëndruar gjithë këto vite dhe këto humbje të njëpasnjëshme të saj.
Partia Socialiste është partia e popullit dhe populli e do Partinë Socialiste siç e ka dashur që në 1945 dhe sot e do sepse ajo i jep garanci, i jep bukë, i jep drejtësi gjithçka që do populli”, u shpreh Lita.