Arrestohen dy persona në Tiranë, kapen me 60 kg Cannabis Sativa

spot_img
Advertisements

Dy persona, Enea Tahir, 37 vjeç, dhe Besnik Shabani, 48 vjeç, janë arrestuar në flagrancë, pasi u kapën duke transportuar 59 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 60 kilogramë.

Gjatë operacionit, u sekuestrua edhe automjeti me të cilin po transportohej droga.

Arrestimet u realizuan nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni i Forcës së Posaçme Operacionale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

spot_img

Latest articles

Related articles