Berisha shkon në gjyq për dosjen ‘Partizani’ – Akuza për korrupsion

spot_img
Advertisements

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen “Partizani”, ku të akuzuar janë kryetari i PD, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ndaj ish-kryeministrit rëndon akuza për korrupsion pasiv dhe për Berishën është në fuqi masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, për dhëndrin e tij janë dy akuza për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, me Malltezin që vijon të mbetet në “arrest shtëpie”. Avokati Genci Gjokutaj tha se procesi do të jetë i zakonshëm për shkak se nuk është kërkuar gjykimi i shkurtuar për dy arsye.

Latest articles

Related articles