SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit

spot_img

SPAK sekuestron celularin Elvis Roshit

Me urdhër të SPAK, ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshit, i është sekuestruar celulari.

Sekuestrimi i celularit i është bërë pasi ka dyshime se është i përfshirë në krime zgjedhore. Megjithatë, nuk ka masë sigurie ndaj tij.

Burime mediatike bëjnë me dije se ndërkohë po ushtrohen kontrolle nga Byroja Kombëtare e Hetimit së bashku me Policinë e Shtetit, me urdhër të SPAK në Kavajë, ku deri më tani janë sekuestruar 3 celularë. Hetimet po ndiqen nga prokurori i posaçëm Edvin Kondilli, i cili ka 5 vite që heton edhe Erion Veliajn për shembjen e Teatrit Kombëtar, me disa milion euro dëme financiare për humbjen e rekuizitës.

Latest articles

Related articles