Macron në Tiranë për biznes, Franca merr kontratën për hekurudhën Tiranë-Prishtinë

spot_img

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se po shikohet mundësia e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës –Prishtinë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin francez, Rama theksoi se do të fuqizohet bashkëpunimi edhe për administrimin e ujërave dhe për mbetjet, shkruan A2 CNN.

“Në duam të fuqizojmë marrëdhënien edhe në drejtim të administrimit të ujërave ku Franca është kampione e inovacionit, e eksperiencës dhe ka kompani që operojnë në të gjithë botën. Kemi folur edhe për mbetjet dhe jemi duke punuar për të pasur një plan të përgjithshëm dhe strategji që bazohet në hapat e punës për procesin e negociatave. Dhe këtu ne kemi shumë për të bërë. Nëse arrijmë të kemi deri në fund bashkëpunimin me ekselencën franceze do të jemi shumë të fituar. Kemi folur edhe për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës –Prishtinë dhe në fund më vjen mirë që kur presidenti erdhi këtu herën e kaluar, ishim në ish-shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha ku po fillonte puna për ta transformuar në qendër kulturore”.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Franca mbështet vendin tonë në procesin e anëtarësimit.

Latest articles

Related articles