Votuam dhe u bëmë bythë

spot_img

nga Gloria Mollaj

Sot mësuam kush jemi. Jo nga sondazhet, as nga kronikat. E mësuam nga vetja, nga heshtja me të cilën u mbyll dje fleta e votimit. Një popull që flet njëzëri, edhe kur s’ka ç’të thotë.

Nëse i besojmë mediave — dje “korrëm”. Po pra, korrëm një fitore tjetër bindëse të PS-së. Kaq bindëse, sa të mos lërë vend as për sarkazëm.
Ndaj po e propozoj publikisht: Le ta heqim nga fjalori fjalën “fitore”. Le ta shpallim sinonim të “nënshtrimit”, të “turpit”, të “përuljes së detyruar”.
Le ta çmitizojmë. Jo nga mllefi. Po nga saktësia.
Ne humbëm…

  • Humbi opozita.
  • Jo nuk ka sesi të humbë opozita se s’ka patur ndonjëherë qëllim fitoren. Humbëm ne që s’dimë të ndëshkojmë me votë.
  • I vodhën.
  • Pse pranuam?
  • Se s’dimë ndryshe. Mungesë alternative.
  • Jo jo, munges bythe.
  • Mund ta mbaje një bisedë pa sharë.

Eh jojo s’është mungesë fjalori po i ngjet shumë muhabeti bythës këtyre zgjedhjeve. Na mungon shumë bytha. Duhet të kesh bythë të rritesh VETË NË KARRIERË. Të gjesh punë pa mik, të futesh në punë prej meritës, jo prej “fuqisë”. Do bythë të shkosh dhe në protestë se të trokasin në derë të bëjnë presion. Në një formë apo në një tjetër, patjetër tërthorazi, sekreti është ta ndjesh pushtetin, jo ta provosh. ☺️

Për çfarë na mungon tjetër bytha??!
Praktikisht për çdo gjë.
S’kemi bythë të kemi karakter.
S’kemi bythë të flasim kur na bëhen padrejtësi.
S’kemi bythë as të dyshojmë.
S’kemi bythë të mendojmë.
S’kemi bythë të bashkëpunojmë.
Kemi vetëm shumë shumë bythë për të lëpirë. ☺️

S’na vodhën, s’na mashtruan, s’na dhunuan — thjesht ne vetë u dhamë leje të na nënshtrojnë. Njëherë tjetër. Edhe një herë tjetër.

Në emër të Bythës, të Birit dhe të Shpirtrit të Helmuar, Amin.

Latest articles

Related articles