Pas denoncimit të Koalicionit Eurpatlantik, policia ka arrestuar shtetasen Alketa Hasani, e cila fotografoi votën e saj.
Prokuroria e Tiranës njofton pas marrjes së denoncimit, është bërë e mundur identifikimi i zonjës në fjalë dhe është arrestuar për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.
Kujtojmë se rasti në fjalë ndodhi në qendrën e votimit 1694 në Tiranë, tek shkolla “Ali Demi. Vëzhguesi i Koalicionit Euroatlantik, Xhaferr Shahu, ka kapur shtetasen në fjalë duke fotografuar votën.
Njoftimi i Prokurorisë:
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË
‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, shtetasja A.H. arrestohet pasi fotografoi votën në qendrën e votimit
Një shtetase u arrestua pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.
Kryetari i Komisionit Zonal të Qendrës së Votimit në qendër votimi në Tiranë pasi konstatoi shtetasen A.H. duke fotografuar fletën e votimit denoncoi rastin.
Pas marrjes së njoftimit, menjëherë në vendngjarje është dërguar grupi hetimor dhe u dentifikua shtetasja si dhe administruan aktet përkatëse.
Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, u arrestua shtetasja A.H., e dyshuar si autore e veprës penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit” parashikuar nga neni 327/1 i K.Penal.