Nr.4 | Hysen Xhura: Kjo nuk ishte thjesht një fushatë – ishte një bashkim zemrash rreth vlerave që nuk shuhen

spot_img

Faleminderit nga zemra, për çdo dorë që u shtri, çdo fjalë besimi, çdo sy që na sheh me shpresë.
Kjo nuk ishte thjesht një fushatë – ishte një bashkim zemrash rreth vlerave që nuk shuhen: Besimit, familjes, fjalës së dhënë, traditës dhe Shqipërisë që meriton më shumë.

Ishte një fushatë e qytetarisë shembullore, e njerëzve të guximshëm që dinjitetin dhe dashurinë për Shqipërinë e kanë të shrenjtë! E njerëzve që ecëm në mes paragjykimeve, por nuk u ndalën asnjëherë duke e kthyer këtë fushatë nga një rrugëtim i disave, në një marrshim të pandalshëm të mijërave!

Ndihem krenar më shumë se asnjëherë në jetën time ë bër këtë zgjedhje, e jam krah kandidatëve të mrekullueshëm e me kaq shumë vlera të koalicionit euroatlantik!4️⃣🎯
Le të japim gjithçka këto 24 orë për ta çuar vullnetin dhe mbështetjen e qytetarëve në kutitë e votimit!

Vota është zëri juaj nuk duhet te heshtni! Bashkohuni me ne!

Të dielën, kërkojmë mbështetjen tuaj për një fillim të ri të politikës!
Një fillim të ri të Shqipërisë që të gjithë me zi e presin
Voto Nr. 4 Koalicioni Euroatlantik.

Voto4 #HysenXhura #KoalicioniEuroatlantik

Latest articles

Related articles