Sali Berisha dje mblodhi miting në Kurbin dhe pati të pranishëm rreth 2000 persona të cilët shkuan nga 3 rrethet e qarkut, Lezhë, Mirditë e Kurbin. Mburrja me masivitet shkoi dëm pasi të kesh 2000 vetë nga 3 rrethe me popullsi 150 mijë banorë, nuk është arritje e madhe e as interesim, aq më pak mbështetje.
Demokratët e Qarkut të Lezhës janë demoralizuar sepse Sali Berisha ka hartuar një listë deputetësh pa meritokraci, duke shitur listën dhe duke e bazuar përzgjedhjen jo te qëllimi i madh i fitores por te interesat e vogla të selisë.
Shumica e deputetëve të listës së PD janë produkt i lidhjeve të biznesit në selinë e PD, nuk janë produkt i interesave reale të popullit demokrat.
Arsyeja e dytë e bojkotit është se brenda partisë ka përçarje të madhe dhe ka tradhëti nga brenda.
Tradhëtia e brendshme në Lezhë dhe Kurbin nga vetë njerëzit e foltores së asaj kohe, madje nga ata që deklaroheshin si më të flaktë, çoi në humbjen e bashkive të Lezhës dhe Kurbinit në vitin 2023. Sepse 7 mijë vota në Kurbin e 2000 vota në Lezhë nuk munden të humben pa bashkëpunimin e vetë njerëzve të Foltores.
Kjo tradhëti do të përsëritet edhe me 11 maj, sepse faktorët lokalë në Lezhë dhe Kurbin, vërtet nuk munden ta ndalojnë Sali Berishën tju çojë deputetë si Agron Gjekmarkaj e të tjerë, mirëpo ata reagojnë dhe hakmerren ndryshe, hakmerren duke mos ja votuar e duke mos lobuar për PD. Kjo është mënyra se si përgjigjen faktorët kur nuk i pyet dhe kur i denigron.
Dhe nuk kanë asnjë faj pse përgjigjen në ketë mënyrë, sepse ata janë investuar me vite për PD, kanë punuar në disa palë zgjedhje radhazi, kanë marrë kosto e janë dëmtuar në beteja politike dhe kur vjen puna për tua përfaqësuar interesat e drejta e legjitime, Sali Berisha as i llogarit, as i vë në peshore, përkundrazi, ju çon deputetë qyli që nuk përfaqësojnë asgjë, vetëm përfitojnë qyl prej votës së demokratëve.
Madje-madje, deputetët e qylit sillen edhe si eprorë e sekretarë partie duke tundur gishtin në tavolina e duke ju kërkuar llogari demokratëve, a thua se i kanë punonjës personalë të tyre, pa menduar në asnjë moment se ata demokratë nuk janë vartës të tyre por janë kontribues e sakrifikues për PD sot e 12 vjet. Deputetët kanë shkuar e kanë ardhur, si turistë, ndërsa ata demokratë kanë qenë aty gjithmonë, duke mbajtur mbi supe barrën, duke sakrifikuar e duke u dëmtuar.
Nëse Sali Berisha rri në PD dhe e përdor flamurin e PD për të mbështjellë e maskuar vetëm interesat e veta, edhe faktori lokal ka të drejtë të rrijë në PD zyrtarisht por të shohë interesat e veta. Janë edhe të tjerët “politikanë”, nuk është veç Berisha?
Demokratët edhe kësaj herë mesa duket do të jenë viktima të pazareve që bëhen në selinë e PD. Kjo është katastrofë; një katastrofë të cilën e kanë gatuar vetë me duart e tyre, duke menduar se çfarëdo që tju bëjmë, ata skanë ku shkojnë, do të jenë të detyruar të na votojnë.


