Pronari i agroturizmit “Mrizi i Zanave”, Altin Prenga, dhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, kanë patur këtë të hënë një polemikë të fortë në rrjetin social Facebook, ndërsa ra në sy arroganca e kryebashkiakut të Lezhës.
Gjithçka nisi pas Prenga shpërndau një video nga takimi i kryeministrit Edi Rama në Tiranë, ku gjatë prezantimit të projektit për përdorimin e ish-Uzinës së Autotraktorëve për prodhimin e uniformave dhe mjeteve ushtarake, një qytetar u ankua për korrupsionin në institucionet shtetërore.
“Personalisht kemi 2 shtepi dhe katinen e pa legalizuar sepse ky vend eshte plot intriga dhe kurre nuk arrita te zhvilloj nje praktike normale me dokumenta pronesie apo leje ndertimit nga peripecite e prones ne ket vend, nderkohe qe shoh leje dhe legalizime me toka bujqesore ne det. Mendoj se kemi mes nesh shume hiena, intrigant, te korruptuar, te kultivuar ne gjakun tone dhe kerkojne vite per te ndryshu”, shkruante ngjitur videos Prenga.
Por postimi i Prengës nuk është pritur mirë nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu i cili i ka komentuar tërë arrogancë.
“Ne fakt atyre qe ju sherbehet me shume dhe me me korrektese qahen me shume! Nga nje verifikim sme rezulton se je pengu, as nuk te eshte kerku kurre gje si korrupsion dhe legalizimet e ndertimeve pa leje i ke ne proces! Je helmu pak dhe kapercen masen”, ishte komenti plot prepotencë i Ndreut në postimin e Prengës.
Pronari i agroturizmit “Mrizi i Zanave” i është përgjigjur kryebashkiakut të Lezhës duke i thënë se askush nuk i kishte kërkuar para në zyrat e shtetit, por ama institucionet e trajtojnë si të paligjshëm në tokat e të parëve të tij.
“Pjerin Ndreu asht e vertet se sme asht kerku kurre personalisht asnje lek dhe kush ka mundesi ta lexoje statusin tamam. Por ama sja dola nje here te vetme qe ne pronat e mija me vepru sikur kam andrru brenda ligjit por cdo here si paligjshem ne tokat e gjyshit ne fshat.
Nuk jam i revoltuar por po them se sistemin e bajne njerezit dhe po nuk ndryshuem te gjithe e kemi te veshtire me prit dicka vetem nga siper apo duke fajesu dy tre persona. Shoqeria jone eshte aq e paradoks saqe drejtori i aluiznit lezhe eshte sulmu nder portale sepse i kerkonte stafit te punonte me ore te gjata per te plotesu kerkesat qytetare”, i përgjigjet Altin Prenga.
Më pas, Prenga ka fshirë postimin ku ka ndodhur debati me kryebashkiakun e Lezhës, duke bërë një tjetër postim me mbishkrimin irinonik:
“Meqe sa here baj statuse sulmohem njeherazi nga te djathte, te majte, dhe forca alternative tash e mrapa do publikoj vetem proshuta dhe gjana me hanger. A jemi ne rregull?
