Valbona Quku Lisha, zonja e nderuar e Shkodrës në politikë

spot_img
Advertisements

Valbona Quku-Lisha, sportistja e njohur dhe një figurë e respektuar në komunitetin shkodran kandidon për deputete në Qarkun e Shkodrës me Koalicionin Euroatlantik (nr. 4).

Znj. Valbona Quku Lisha, përfaqëson edhe diasporën tonë në SHBA, ku me punë dhe angazhime konkrete jep kontrobute të rëndësishme për komunitetin shqiptar.

Znj. Quku, e lindur dhe e rritur në qytetin e vlerave, Shkodër, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në arsim, sport dhe art. Ajo është e bija e Mentor Qukut, një prej ideatorëve kryesorë të krijimit të së “DJATHTËS SË BASHKUAR” në Shkodër.

Në një mesazh të ndarë me ndjekësit e saj, Quku Lisha shprehet e nderuar për mundësinë që i është dhënë për të qenë pjesë e kësaj alternative të re politike, duke theksuar angazhimin për një sistem zgjedhor demokratik, të drejtë dhe transparent, ku çdo votë ka vlerë dhe qytetarët kanë fuqinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Na jena imazhi i krijuem në sytë e fëmijëve tanë. Thuaji po vlerave! Shqipëria meriton ma shumë!” – përfundon mesazhin e saj kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për Shkodrën.

spot_img

Latest articles

Related articles