Tenderi sekret – AKSHI 2 mln euro pa garë vetëm për mirëmbajtje sistemi

spot_img

Tenderat sekretë dhe të mbyllur vijojnë për mjekësinë, edhe pse pandemia e Covid 19 ka disa kohë që nuk është më zyrtarisht. Rasti i fundit është ai me Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, e cil do të ketë tashmë një sistem për mirëmbajtjen e informacionit të Shëndetit Publik.

Një shërbim ndryshe, ku sipas dokumenteve, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka bërë një procedurë tjetër të mbyllur, me negocim pa shpallje për tenderin me vlerë rreth 2 milionë euro.Objekti i tenderit është “mirëmbajtja e sistemit të informacionit të Shëndetit Publik për Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’” thuhet në këto dokumente.

Vlera totale përfundimtare e kontratës është plot 194.400.000 lekë me TVSH, ose rreth 2 milionë euro. Këto para do t’i jepen firmës ONI SHPK, me adresë në lagjen “Vasil Shanto” në qytetin e Shkodrës. Firma zotërohet nga Fatjon dhe Reshat Koçkiçi. Kontrata është nënshkruar në datë 20 mars 2025. Mësohet se ka dyshime se e gjitha kjo shumë parash është një shtesë fondi për këtë projekt, teksa nuk jepen të dhëna se përse kjo shumë e majme me një procedurë të mbyllur.

Latest articles

Related articles