Krijuan kompani për veprime fiktive importi në favor të tregtarëve dhe i shkaktuan shtetit një dëm 45.5 mln lekë

spot_img

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dërguar në gjyq katër shtetas për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Fshehje e të ardhurave’ dhe ‘Moskallzim të krimit’. Hetimet kanë zbuluar se këta individë krijuan kompani për të realizuar veprime fiktive importi, duke shkaktuar një dëm prej 45.5 milionë lekësh ndaj shtetit.

Shtetasit Serxho Mahmutaj, Zenel Ruzaj, Endi Stafa dhe Panajot Kosta krijuan subjekte tregtare për të shmangur detyrimet tatimore dhe për të furnizuar tregtarët me mallra pa faturë tatimore, duke përdorur “NIPT-e shëtitës”. S.M. ka përfituar drejtpërdrejt nga kjo veprimtari, ndërsa të tjerët vepruan fillimisht në mirëbesim, por më pas pranuan pagesa mujore dhe hapjen e kompanive në emër të tyre.

Veprimtaria e paligjshme ka sjellë një qarkullim prej 303.78 milionë lekësh dhe ka reduktuar taksat për të përfituar një dëm prej 45.5 milionë lekësh. Materialet u kaluan për veprime të mëtejshme në gjykatë.

Latest articles

Related articles