“Drᴏgë, Dollarë, Diplomaci” – ZDF dokumentari për korrupsionin e qeverisë Rama

spot_img

Ky film dokumentar i televizionit publik gjerman ZDF, i realizuar në bashkëpunim me kanalin televiziv gjermano-francez ARTE, shpalos një Shqipëri përtej reklamave të bukura. Polarizimi i thellë politik, madje urrejtja mes grupeve politike, (keq)përdorimi i pushtetit dhe drejtësisë, degradimi i resurseve, përfshirë dëmtimin e ambientit, zhytja e thellë e të dy partive të mëdha në korrupsion si dhe lidhjet me krimin e organizuar, e bëjnë Shqipërinë “partnere të dyshimtë” të Europës – në këtë përfundim arrin autori i dokumentarit. “Nëse Shqipëria nuk arrin të tejkalojë ekonominë klanore, ky vend do të paraqes më shumë një problem se sa një shans për Europën”. Ndërsa njëri lider ëndërron të luajë rol të madh në politikë edhe në dekadën e katërt të angazhimit të tij politik, lideri tjetër, kur pyetet mbi anët e errëta të politikës shqiptare, jep këtë përgjigje: “Kur ju keni pasur shtet, ne kemi qenë në male me dele”. Kaq sa i përket respektit ndaj popullit shqiptar / Enver Robelli

***

Mbrëmjen e kësaj të marte rrjeti i njohur televiziv europian “ARTE” ka transmetuar një dokumentar kushtuar Shqipërisë ku hidhen dyshime të forta për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Në dokumentarin e titulluar “Drᴏgë, Dollarë, Diplomaci/ Shqipëria dhe BE” thuhet se që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, anëtarësimi i Shqipërisë në BE është konsideruar si domosdoshmëri.

Favorizimi dhe një qeveri e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës deri në nivelet më të larta. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE konsiderohet si një domosdoshmëri gjeostrategjike, veçanërisht që nga pushtimi rus i Ukrainës” – thuhet ndër të tjera në dokumentar.

Aty nënvizohet se BE-ja është e përgatitur të anashkalojë dështimet e qarta në drejtim të standardeve të demokracisë dhe lirisë së shtypit. Në dokumentar theksohet se përfitues nga e gjithë kjo “është kryeministri Edi Rama me klikën e tij dhe strukturat mafioze në vend”.

Deri në fillim të viteve 1990, Shqipëria ishte një lloj Koreje e Veriut në Europë. E izoluar si nga Lindja, ashtu edhe nga Perëndimi. Që nga viti 2013, kryeministër është Edi Rama. Puna e tij karakterizohet nga politika e brendshme rigoroze nga njëra anë dhe politika e jashtme e orientuar drejt Perëndimit nga ana tjetër.

Edhe pse krerët e qeverive evropiane e lartësojnë Shqipërinë në samite prej vitesh, në parlament dhe në rrugët e Shqipërisë ka protesta të ashpra kundër një regjimi gjithnjë e më autokratik” – citon dokumentari i ARTE i transmetuar edhe në një televizionet më të mëdha gjermane si ARD.

Vendi është kandidat për anëtarësim në BE që nga 2014. Për t’u kundërvënë vendeve agresive, si Kina dhe Rusia, BE-ja duket se është e gatshme të mbyllë sytë për deficitet në lidhje me demokracinë dhe lirinë e shtypit. Nga kjo përfitojnë tani Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe klika e tij.

Por çfarë lloj vendi është ky, që nga njëra anë në vitin 2023 tërheq çdo vit më shumë se 10 milionë vizitorë në plazhet dhe lumenjtë e tij malorë, ndërsa nga ana tjetër, para anëtarësimit në BE, ka shpenzuar miliona euro ndihmash? Shqipëria është e vështirë për t’u kuptuar.

Në fund, mbetet pyetja: A është Shqipëria gati për Europën? Dhe është Europa gati të pranojë një vend që është përfshirë nga protesta masive dhe struktura mafioze?” – thuhet ndër të tjera në dokumentarin me regji të Niko Karasek.

Ai ka intervistuar kryeministrin Edi Rama, kreun e PD-së Sali Berisha, gazetarë vendas dhe të huaj si dhe politikanë. Më poshtë e keni dokumentarin të plotë.

Latest articles

Related articles