Përfaqësuesi i Koalicionit Euroatlantik, Mateo Spaho, mori pjesë në konferencën ekonomike të Dhomës Amerikane të Tregtisë në bashkëpunim me Revistën Monitor, ku prezantoi disa prej nismave të programit të koalicionit për mbështetje ekonomike dhe luftës kundër korrupsionit në Shqipëri.
Në fjalën e tij, Spaho theksoi se ndërhyrjet direkte janë të domosdoshme për të mbështetur familjet dhe çiftet e reja. Ai tha se një pikë e programit është financimi për 20 mijë çifte të reja për të blerë shtëpinë e parë brenda katër viteve. Ky plan, siç theksoi Spaho, do të lehtësojë jetesën e shumë familjeve dhe do të ofrojë ndihmë për pagimin e kredive të buta.
Një tjetër pjesë e programit është mbështetja për familjet me fëmijë, ku do të ofrohen deri në 20 mijë euro për ata që kanë një fëmijë të tretë. Ky masë, e cila do të përfshijë deri 2 mijë familje, do të kërkojë një buxhet total prej rreth 40 milionë euro, një shumë që është vetëm 0.5% e buxhetit të shtetit.
“Unë besoj se nevojitet një ndërhyrje e drejtpërdrejtë për sa i përketë pagesave, për sa i përketë çifteve të reja për shtëpinë parë, për të paguar një pjesë të kredive të buta. Plani jonë është që në katër vite, të financohen minimalisht 20 mijë çifte të reja për shtëpinë e tyre të parë, për ta bërë jetën e tyre më të thjesht. Imagjinoni se çfarë po ndodh në qytett kryesore të Shqipërisë në vlerën për metër katror. Ne planifikojmë dhe është bërë dhe humor një vit më parë, për sa i përkjet fëmijës së tretë. Po për fëmijën e parë dhe të dytë të kemi në total një ndihmë për sa i përket familjeve me dy fëmij, një ndihmë dhe kryesore dhe të rëndësishme për familjet që duan të bëjnë dhe një fëmij të tretë. Është 20 mijë euro shuma e të gjitha benefiteve që do t’i jepeshin këtyre familjeve. Do thonë po çështë kjo 20 mijë euro. E dini ju që sot në shqipëri fatkeqësisht nuk lindin më shumë se 20-25 fëmijë. Dhe familjet që kanë një fëmij të tretë janë vetëm 2 mijë. E gjithë kjo masë do të kushtonte jo më shumë se 40 milionë euro. Një buxhet që është 8 miliardë euro, 0,5 të buxhetit të shtetit” – tha ai.
Spaho theksoi se programi i Koalicionit euroatlantik është çertifikuar nga ekspertë të CDU-CSU gjermane dhe është i dizejnuar për të përmirësuar kushtet e jetesës për familjet shqiptare. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e pastërtisë së figurave që paraqesin oferta në fushatë, që sipas tij edhe pse kanë probleme me drejtësinë dhe kryesisht SPAK-un, dalin me premtime në fushatë. Spaho foli për rëndësinë e vetingut të politikanëve dhe kalimin e PPP-ve në një sitë verifikimi për të kontrolluar angazhimet e koncesionarëve dhe korrektësinë e kontratave publike.
“Programi jonë është çertifikuar nga dy ekspertët kryesor të CDU-CSU gjermane që punojnë edhe sot në Parlamentin gjerman të CDU-së dhe të Fondacionit “Konrad Adenauer”. Dhe elementi tjetër që unë besoj ka shumë rëndësi. Kushdo të zgjedhin qytetarët shqiptarë, do të duhet të zgjedhin jnhjerëz që të kenë fytyrë me të cilët bëjnë permtimet e tyre. Ne nuk mundet të premtojmë ulje taksash, ose më pak korrupsion gjë që është problemi kryesor sot në Shqipëri, nëse kemi drejtpërdrejtë probleme me SPAK-un. Siç kanë dy partitë kryesore sot në Shqipëri. Gjërat që mund të themi janë shumë të bukura, por duhet të jemi të besueshëm. Atëherë elementi minimal është që së paku mos të kemi probleme me drejtësinë, është bazike që të jemi të besueshëm. Dhe elementi tjetër është që pikërisht sepse duam të ndërtojmë një Shqipëri me sa më pak korrupsion, duhet të ndërhymë me vetingun e politikanëve. Ky ligj është depozituar në parlament dhe ka një vit e gjysmë që nuk vihet as në rend dite dhe natyrisht nuk do të vihet në këtë situatë. Elementi i dytë është me ligjin anti-korrupsion dhe anti-mafie, ku do të kalojnë në sitë të gjitha PPP-të. Ato janë kontrata të firmosura, ne nuk mundet t’i presim me sopatë, por do të duhen të kalojnë në sitë verifikimi. Të gjithë koncensionarët i kanë kryer detyrat e tyre apo jo” – u shpreh përfaqësuesi i Koalicionit Euroatlantik.
Në lidhje me sistemin tatimor, Spaho foli për tatimin mbi fitimin 9% si një sistem të thjeshtuar dhe konkurrues, që bazohet në ndihmën për familjet. Ai theksoi se ky sistem është një mundësi për Shqipërinë për t’u bërë më konkurruese në rajon dhe për të rritur mirëmenaxhimin e parasë publike.
“Dhe të gjitha elementet e tjera kanë lidhje me një situatë ku pagesa e taksave do të kryehet në raport me familjet në një bazë familjare. E ka sot e gjithë Europa perëndimore këtë gjë. Atëherë çfarë ndiodh nëse unë vendos vendos të punoj dyfish dhe gruaja ime vendos që të mbajë në shtëpi një fëmij të parë, të dytë ose të tretë qoftë. Atëherë idea është që unë tatohem shumë më shumë. Nëse do të rrinim të dy në punë do të tatoheshim shumë më pak se ky sistem tatimor progresiv që kemi sot. Kështu që sistemi tatimor për mendimin tim duhet të jetë i sheshtë, konkurrues dhe në bazë familjare. Sepse kush ka një ose dy fëmijë, domethënë ka shpenzimet dhe i ka më të larta, në raport me një çift që ende nuk ka fëmij. Pra, kjo gjë duhet marrë parasysh. Tatimi mbi fitimin duhet të jetë 9% dhe i sheshtë, sepse Shqipëria duhet të jetë konkurruese në raport me vendet e tjera të rajonit, siç është Mali i Zi që e ka 9% dhe natyrisht në këtë sens është e domosdoshme një mirëmenaxhim të parasë publike” – tha më tej Spaho.