Tiranë, 16 Prill 2025 –Në pragun e festave të Pashkëve, Wizz Air u bën thirrje udhëtarëve të vënë në plan të parë shëndetin e tyre para udhëtimit.
Me afro 4,000 fluturime të planifikuara gjatë fundjavës së Pashkëve, Wizz Air prezanton fushatën e re “Ndërgjegjësimi Mjekësor” në mënyrë që pasagjerët të përgatiten paraprakisht për të fluturuar dhe për të shijuar një udhëtim të qetë dhe të sigurt.
Gjatë viteve të fundit, emergjencat mjekësore në fluturime janë bërë gjithnjë e më të zakonshme për industrinë ajrore. Kjo nismë synon dhënien e disa këshillave kryesore për udhëtarët – veçanërisht për ata me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe ata që janë në periudhë rikuperimi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.
“Si pjesë e programit tonë ‘Klienti Vjen i Pari’, mbetemi të përkushtuar që të gjithë pasagjerët të mbërrijnë të sigurt dhe komodë. Duke ndërgjegjësuar pasagjerët para fluksit të Pashkëve, ne kontribuojmë në parandalimin e situatave të panevojshme dhe i ndihmojmë të arrijnë në kohë për të kaluar pushimet me familjen,” – u shpreh Antonela Gjeluci, ambasadore e Wizz Air.
Këshilla Kyçe për të Udhëtuar ‘Fit to Fly’
● Kontrolloni nëse ju nevojitet certifikatë ‘Fit-to-Fly’ – Nëse keni kaluar një ndërhyrje kirurgjikale ose jeni shtatzënë mbi javën e 28-të, mund t’ju duhet një vërtetim nga mjeku.
● Paketoni me kujdes – Mbani ilaçet dhe dokumentet e nevojshme me vete në çantën e dorës.
● Vishuni rehatshëm – Veshje të lirshme dhe çorape kompresuese ndihmojnë qarkullimin e gjakut, sidomos në fluturime të gjata.
● Qëndroni të hidratuar dhe lëvizni – Pini ujë shpesh dhe ecni kur është e mundur.
● Respektoni Rutinën Tuaj – Përdorni alarme në telefonin tuaj për t`u siguruar që mos humbisni dozën e mjekimeve, veçanërisht gjatë fluturimeve më të gjata, ose kur kaloni në zona të tjera kohore.
● Mbani maskë mbrojtëse nëse nuk ndiheni mirë – Nëse ndiheni keq, jeni të ftohur apo keni teshtima, mbani një maskë për të mbrojtur pasagjerët e tjerë.
● Përpiquni të pushoni – Përdorni një maskë për sytë, jastëk për qafën dhe kufje që bllokojnë zhurmën për të përmirësuar komoditetin dhe cilësinë e gjumit gjatë fluturimeve.
Pasagjerët janë të lutur të mbajnë parasysh që ekuipazhi i Wizz Air është i mire-trajnuar për të ndërhyrë në raste emergjencash mjekësore gjatë fluturimit. Por kujdesi i mëtejshëm dhe transporti pas fluturimit mbetet përgjegjësi e udhëtarit – ndaj siguracioni i udhëtimit është i domosdoshëm.
Për më shumë këshilla shëndetësore dhe udhëzuesin e plotë, vizitoni: http://wizzair.com/en-gb/information-and-services/about-us/medical-awareness.