Ndahet nga jeta fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë, Mario Vargas Llosa

spot_img

Romancieri peruan Mario Vargas Llosa ka ndërruar jetë në Lima . Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Álvaro në llogarinë e tij zyrtare në X.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se babai ynë Mario Vargas Llosa ka vdekur në Lima, i rrethuar nga familja dhe në paqe”, ka shkruar ai.

I lindur në Arequipa më 28 mars 1936, fituesi i çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2010 sapo kishte mbushur 89 vjeç.

Sipas dëshirës së familjes, varrimi do të bëhet privat dhe sipas dëshirës së tij, eshtrat e tij do të digjen. Ndër romanet e tij, “Qyteti dhe qentë” dhe “Shtëpia e gjelbër”

Latest articles

Related articles