Gazetari, publicisti dhe ish-kreu i të përndjekurve politikë, Nebil Çika u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.
Nebil Çika i përkiste një familje të njohur patriotike dhe intelektuale nga Borshi i Bregut të Detit. I përndjekur familjarisht gjatë regjimit komunist, Nebil Çika ka qenë gazetar që prej fillimeve të viteve ’90-të.
Çika pati marrëdhënie me shumë media në hapësirën shqiptare. Në fillimet e veta ai punoi si reporter i kronikës e më pas gazetar politik në shumë media të vendit si “Standard”, “RD” etj., si dhe botues i gazetës “Minerva”, që mbante emrin e gazetës ku shkruante Nebil Çika i vjetër, një nga intelektualët e publicistët më të njohur të fillimshekullit XX.
Me ikjen e parakohshme të Nebil Çikës, (ish) të përndjekurit politikë të diktaturës, avokatin e zjarrtë të kauzës së tyre, publicistika shqiptare, humbi një nga penat më të spikatura të saj këto 30 vitet e fundit. Shumë plane, ëndrra, synime, projekte librash, përmbushje kauzash të keqpërdorura mbetën në mes me humbjen e Nebilit, por kolegët e miqtë e kujtojnë me mall.
Për këtë arsye botuesi i Faktor.al dhe miqtë kolegë kanë menduar të themelorë ÇMIMIN e gazetarisë Konservatore “Nebil Çika”, e cila do të bëhet shumë shpejt publike, me bekimin e familjes së tij, do tu jepet gazetarëve që përpiqen të çojnë para kauzat aq të dashura për Nebilin tonë.
Qoftë i Parajsës.