I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, në “Ora News”, ishte gazetari Lavdrim Lita i cili zbuloi skemën e re të PS për listën e hapur.
” SPAK do parandalojë dhe do të ndëshkojë sa mund të ndëshkohet. Por, nëse partitë politike kanë vullnet për të tjetërsuar votën e qytetarëve me forma të njohura dhe të panjohura është pothuajse e pamundur.
Mbajtja e pushtetit me çdo kusht është mjeti më i mirë që kjo qeveri, kjo mazhorancë ka zgjedhur për ti shpëtuar drejtësisë. Këtë e bën me disa strategji e disa porosi për strukturën e saj.
E para, është dekurajimi i votës opozitare me mbledhje kartash, buf, flora, fauna që bëjnë për ditë, blerja e të lëkundurve me joshjen dhe tundime të ndryshme, leje ndërtimesh, leje legalizimesh, leje licensash që jep struktura dhe sigurisht tensioni apo presioni që i bëhet administratës, e cila duhet të jetë në kontroll të vazhdueshëm.
Pra, mbajtja e pushtetit është misioni që qeveria, mazhoranca i ka vënë vetes në këtë rast dhe përdor të gjitha ato që shpjegoi Belindi në këtë rast por, e panjohura kësaj radhe ka dhe një gjë që është zbuluar javët e fundit që është zbuluar javët e fundit. Është që këto grupet e paligjshme që janë në terren i’u është caktuar të patronazhojnë një kandidatë me list të hapur. Pra, atyre i’u është caktuar një emër në listë të hapur për çdo qark që duhet ta nxjerrin ata fitues. Dhe nëse ata nuk e nxjerrin fitues ai grup do të ketë rapreziale pas zgjedhjeve nëse fitohet nga PS. Nuk do të jetë më siç është caktuar në zgjedhjet e mëparshme që do të sjellin vota për PS. Kjo është një skemë e re që ata në çdo qark kanë caktuar një kandidat me listë të hapur dhe të gjitha grupet e paligjshme në terren duhet të shtyjnë, të mbledhin vota për këtë. Ne kemi parë raste javët e fundit, presionesh, ofertash që janë deklaruar”, u shpreh Lita.