Deputeti Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, ka hedhur dritë mbi disa mesazhe të dërguara nga Sali Berisha në Grupin Parlamentar dhe në kryesinë e PD-së përpara se të merrej vula, në të cilat, sipas Xhaferrajt, linin të nënkuptohej se Berisha kishte bërë Pazar me Edi Ramën.
Xhaferaj u shpreh në Euronews Albania në studion e Thimi Samarxhi, se Berisha është i kapur nga Edi Rama ndaj duhet të hapë krahun dhe të japë dorëheqejen.
“Berisha të hapë krahun dhe të japë dorëheqjen dhe të lërë sulmet ndaj sistemit të drejtësisë. Sikur është i kapur nga Rama dhe do dalin ato mesazhet e shëmtuara që ka nisur në grup parlamentar e në kryesi të partisë para se të merrej vula dhe që u fshinë mas 10 minutash. Tregonte që e kishte bërë pazarin për vulën. Toshte mbyllni gojën ndaj drejtësisë, tani për tani, (Sa të jepet vula), këtij sistemi drejtësie që e sulmon sot”, ishte deklarata tronditëse e deputetit të PD-së.
Më tej ai tha se Rama e pajisi me vulë, për të mbajtur peng PD-në dhe të djathtën.



