Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anijet italiane, njëra prej të cilave i dhurohet Flotës Detare të Shqipërisë. Ceremonia mbahet sot (8 prill), ku marrin pjesë autoritete të larta zyrtare nga dy vendet, Ministria e Mbrojtjes dhe ushtarakë.
Mes anijeve që u ankoruan në port është edhe e famshmja historike dhe muze “Amerigo Vespucci”, e cilësuar edhe si anija më e bukur në botë.
E dyta është “Lo spirito di stella”, i cili ka qëllim kauzat sociale dhe drejtohet nga persona me aftësi ndryshe, kurse e treta është anija patrulluese “Libra”, e cila do t’i dhurohet Forcës Detare shqiptare.
Ky lajm ishte ndarë prej javës së kaluar dhe me këtë mjet lundrues Forcat e Armatosura përforcohen në misionet patrulluese në det të hapur.