SPAK kontroll banesën e motrave Nikolli, lidhjet me krimin dhe atentatin në Elbasan

spot_img

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka lëshuar një urdhër për kontrollin e banesës së motrave Xhovana dhe Alda Nikolli. Sipas informacioneve të konfirmuara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, forcat policore janë tashmë në vendngjarje dhe po kryejnë kontrolle në banesën e tyre.

Ky kontroll vjen pas ngjarjes së njohur me shpërthimin e tritolit në derën e banesës së motrave Nikolli në 14 korrik 2024, ku humbi jetën komshiu i tyre, Enea Themollari. Motrat Nikolli kanë lidhje me dy personazhe të njohura të botës së krimit, Amarildo Nikolli (i njohur si Xhanej) dhe Nuredin Dumani, të cilët janë të penduar të drejtësisë dhe të dyshuar për krime të ndryshme.

SPAK ka ndërmarrë veprime pas hetimeve të mëtejshme dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe lidhjet e mundshme të motrave Nikolli me aktivitetet kriminale

Latest articles

Related articles