Jon Myshketa: Qytetarët të votojnë kundër rrugës me pagesë Durrës – Tiranë

spot_img

Nuk zhgënjejnë kurrë!

Tarifimi me pagesë në aksin kryesor Tr-Dr, ku kemi mbi 40% të popullsisë së vendit dhe po aq në nivelin e bizneseve.

Pas plot 12 vitesh, abuzimesh sidomos me projektet rrugore, ku tashmë jemi mësuar me çmimet marramendëse prej 20.000.000 euro km, me drejtorë të Arrsh-s që shkojnë e vinë me radhë në bankën e të akuzuarve me fondet dhe taksat e shiqptarëve, tani na paraqitet dhe nje tarifë tjetër shtesë për përdorimin e saj që rëndon xhepin e qytetarëve.

Ky aks që sot kërkohet të tarifohet është paguar disa herë nga qytetarët përmes taksave, përmes parave që çdo vit hidhen për arrnimet që I bëhen e që më tepër se 50% e fondeve shkojnë në xhepat e shpuar rilindas.

Ky aks është paguar e po paguhet cdo ditë nga qytetarët, duke amortizuar automjetet e tyre e përpos i shtohet një kosto tjetër qytetarëve dhe bizneseve me moton ” se mbajnë këto deri sa nuk qahen”.

Sakaq duhet rehabilituar aksi Plepa-Ndroq si alternativë pa pagesë, ndërkohë që është lënë në mënyrë të qëllimshme e paprekur prej kohësh, objekt premtimesh elektorale ndër vite dhe tashmë një tjetër burim i madh korruptiv.

Nuk zhgënjejnë kurrë.

Qytetarët duhet të dalin nga letargjia e duhet reaguar fort, pasi mandatin e 5-të do të votojnë vetëm anëtarët e partisë shtet dhe emigrantët e natyralizuar me pasaportë shqiptare se për atë të BE-së me këto standarte flasim shekullin tjetër.

Më 11 maj duhet votuar zgjuar e masivisht kundër shpopullimit të vendit nga rinia, kundër korrupsionit mbytës e kundër të gjithë shkaktarëve të situatës ku ndodhemi sot.

nr4KEA

shqiperiameritonmeshume

Latest articles

Related articles