Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, dy persona të maskuar kanë hyrë në ambientet e një kompanie telefonike në zonën e Laprakës dhe kanë dëmtuar drynin e derës së pasme. Policia ka bërë të ditur se janë proceduar penalisht shtatë punonjës të sigurisë dhe drejtuesi i një departamenti të kompanisë.
Ngjarja është zbuluar nga një punonjës i sigurisë së brendshme, i cili nuk e ka raportuar atë tek autoritetet përkatëse, por ka informuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e shoqërisë private të sigurisë. Për këtë arsye, janë nisur procedura penale për “Moskallëzimin e krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ndaj disa individëve.
Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.
Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi Gentian Koçi, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.
Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.
-Erald Sina, me detyrë Drejtues Departamenti Zyrave dhe Pasurisë në kompaninë ONE.
-Gentian Koçi, punonjës i sigurisë fizike kompania ONE.
-Arsil Feshti, me detyrë punonjës sigurie i brendshem kompania One.
-Alfred Zylalaj, me detyrë Drejtues Teknik i Kompanisë Nazeri 2000 dhe punonjësit e shërbimit të “Nazeri 2000”, Gëzim Sala, Koço Veneti, Myzafer Dinoshi, Ismet Tartari.