Policia ndjek gjurmët e atentatorëve të Çaushollit, erdhën nga…

spot_img

Lidhur me sulmin ndaj kompanisë farmaceutike CFO Pharma, në pronësi të Nadir Çaushollit, policia ka rindërtuar të gjithë mekanizmin dhe veprimet që kanë bërë autorët para dhe pas sulmit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 18 Marsit rreth orës 02:00, ndërsa menjëherë policia sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit nga ku u zbulua se godina është goditur nga një automjet i cili ka qenë në lëvizje.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se autorët pasi qëlluan me breshëri kallashnikovi mbi 30 plumba mbi godinë, janë larguar në drejtim të Vorës.

Burime pranë grupit të hetmit, thanë se përmes kamerave të sigurisë, është ndjekur trajektorja e lëvizjes së makinës së autorëve të dyshuar, por ende nuk është identifikuar se në pronesi të kujt është, pasi dyshohet se është i vjedhur jashtë vendit dhe targat janë po ashtu të vjedhura.

Gjurmët e fundit të automjetit me të cilin udhëtonin autotët e sulmit janë në zonën mes fushë Krujës dhe Fushë Kuqes. Në atë zonë nuk janë siguruar më kamera për të idenifikuar bazën ku automjeti mendohet të jetë shkatërruar, pasi pas sulmit nuk pati njoftime për djegie makine.

Për këtë shkak është ushtruar kontroll në disa baza dhe banesa, por pa rezultat. Lidhur me motivin, prokuroria po heton në disa pista, sic është konkurrenca.

Latest articles

Related articles