Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë me 24 orë vendimin për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në momentin që pritej që të jepej vendimi, dy prokurorët e SPAK-ut, Altin Dumani dhe Ols Dado kanë paraqitur disa prova të reja kundër Erion Veliajt.
Kjo ka bërë që avokatët e Veliajt të kërkojnë kohë që të njihen me provat e reja. Ende nuk dihen çfarë përmbajnë provat e reja, por sigurisht që ishte një lëvizje për të forcuar bindjen tek gjyqtari Engert Pëllumbi që kryetari i bashkisë nuk duhet të lirohet.
Në dalje nga gjykata, avokatët e Veliajt pranuan se u paraqitën prova të reja por nuk pranuan që të flasin për të dhënë më shumë detaje dhe informacion.
Nesër në orën 09:30 gjyqtari Engert Pëllumbi do të japë vendimin për Ajola Xoxën për sekuestrot dhe në orën 12:30 për kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj