“Rri pa ngrënë dhe mbi dy ditë”- Rama: Në 12 vite rreth 30 herë jam ulur në restorant!

spot_img

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikave të komentuesve në rrjetet sociale. Kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk punon për të jetuar, por jeton për të punuar.

Në përgjigje të komentuesve në rrjetet sociale, Rama tha se ai gjatë 12 viteve në qeveri mund të ketë ngrëne 30 herë në restorant, nga këto 25 me familjen.

“Kush më njeh e di shumë mirë që unë nuk punoj për të jetuar, unë jetoj për të punuar. Unë jetoj për të bërë gjëra, jo për të konsumuar gjëra.

Kush më njeh e di shumë mirë, që qysh se jam bërë kryeministër mund të kem dalë në restorante nuk e di, thuajse në 12 vjet tanimë të të them 30 herë në total. Janë shumë. Dhe nga këto 25 me siguri me familjen.

Është sakrificë e madhe për familjen, për fëmijët tanë, por është kështu. Të gjithë pjesën e kënaqësive të imagjinuara ose propaganduara si ha e pi, kush më njeh e di shumë mirë që s’kam lidhje fare me këto. Patjetër që më shijon një ushqim i mirë kur është mundësia, por mund të rri pa ngrënë edhe dy ditë.

E bëj për arsye të favoreve që ka organizimi me këtë gjë. Nëse arrin të bësh një cikël prej 48 orësh vetëm me ujë, është një gjë pozitive për organizimin.

Është gjëja më normale për mua që përgjithësisht të ha një vakt në darkë dhe në darkë në shtëpi rregullisht. Në drekë tek ajo tavolina aty mbrapa nëse ha drekë”, tha Rama.

“Është sakrificë e madhe për familjen dhe fëmijët, por është kështu. Unë e shijoj një ushqim të mirë, por unë mund të rri pa ngrëne edhe mbi dy ditë, nuk e kam problem.

Nëse arrin të bësh një cikël prej 48 orësh vetëm me ujë, është shumë pozitive për organizimin. Për mua është normale të ha vetëm një vakt, vetëm në darkë natyrisht në shpi. Këtu në drekë, te ajo tavolina prapa ma sjellin këtu pam pam.

Udhëtimet nëse do kisha mundësi t’i këpusja me thikë do t’i minimizojë me qejfin më të madh, se janë udhëtime pune dhe jo qejfi. Më vjen zor dhe habitem ca kërkojnë këta njerëz kur flasin broçkulla, jo mori avionin privat, jo fluturime luksi.

Unë të gjitha fluturimet private me familjen i bëj ekonomik, si të gjithë të tjerat. Fluturimet e punës janë fluturime pune dhe janë shkurtim kohe.

Për më tepër me marrëveshjen që kemi për atë avion nuk shpenzoj asnjë lekë për shtetin. Për më tepër deri kur nuk ishte avioni, rregulli në qeverinë time ka qenë dhe mbetet, anëtarët e qeverisë nuk udhëtojnë me biznes. Përjashtuar rastet e fluturimeve në SHBA që janë shumë të gjata dhe është normale. Ca janë në Evropë, të gjitha në ekonomik.

Tani për ca flisni, si mund të merreni me këto muhabet pa lidhje, kot. Jetën e secilit nuk e di askush”, tha Rama.

Latest articles

Related articles