Lita: Njerëzit e Veliajt rrezikojnë të mos jenë në listat e kandidatëve të PS

spot_img

Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në emisionin “Now”, ka folur lidhur me listat e zgjedhjeve të 11 majit, më në fokus tek listat e Partisë Socialiste.
Ai ka shpjeguar më tej se cilët deputet të PS rrezikojnë të jenë jashtë këtyre listave.

“Në prapaskenën e PS, për shkak dhe të klaneve dhe grupeve të saj ndodh kjo gjë që njerëzit e Erion Veliajt apo ato që janë përfaqësuar nga ai, si Etjen Xhafaj, Klotilda Bushka, Toni Gogu e të tjerë rrezikojnë të mos jenë fare në listën e Partisë Socialiste.

Ne pamë nga reagimi i kryeministrit Rama ndaj deklaratës publike të Etjen Xhafajt në mbrojtje të Erion Veliajt, dhe ai dha urdhër brenda PS-së që të heshtet dhe të mos flitet më për këtë argument sepse është një argument toksik, dhe të gjithë e kanë marrë mesazhin që njerëzit e Veliajt rrezikojnë të jenë në listat e hapura e PS-së të 13 marsit”, tha Lita.

Latest articles

Related articles