Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Salianjit. Çupi: Armë politike kundër një deputeti

spot_img

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila ka rrëzuar sot rekursin e ish-deputetit Ervin Salianji, duke e lënë atë në qeli.

Në një reagim në rrjetet sociale, Çupi e cilësoi këtë vendim si të diktuar nga presioni i maxhorancës dhe qeverisë, duke e konsideruar atë një goditje politike ndaj një opozitari që denoncoi abuzimet e pushtetit.“Me një drejtësi nën presion të jashtëzakonshëm dhe të përditshëm nga maxhoranca dhe qeveria, nuk prisja ndonjë vendim ndryshe nga Gjykata e Lartë! Në vend që të mbrojë të drejtat e njeriut, ajo është kthyer në një armë politike kundër një deputeti që guxoi të denoncojë”, deklaroi ajo.

Sipas Çupit, ky vendim është një përpjekje për të larguar Salianjin nga politika, por ajo beson se ai do të vazhdojë betejën ligjore.

“Jam e sigurtë se Ervin Salianji do të dijë të qëndrojë me dinjitet dhe besoj fort se të drejtat e tij, të mohuara nga një sistem i kontrolluar gjyqësor, do t’i fitojë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut”, përfundoi deputetja demokrate.

Latest articles

Related articles