Wizz Air, linja ajrore më e qëndrueshme mjedisore në Evropë , po nderon punonjëset e saj në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke organizuar fluturime speciale me ekuipazh tërësisht femëror në tregjet e saj më të mëdha.
Wizz Air është e përkushtuar të rrisë diversitetin gjinor në industrinë e aviacionit, duke vazhduar rritjen e përfaqësimit të grave në të gjitha departamentet e kompanisë. Përqindja e piloteve femra në Wizz Air ka vijuar rritjen në mënyrë të qëndrueshme, nga 3.1% në vitin 2014 në 5.4% në vitin 2024, duke arritur nivelet më të larta të raportit global aktual në aviacion .
Ky progres është rezultat i programeve dhe nismave të synuara për të tërhequr më shumë gra në këtë industri, e cila kryesisht dominohet nga burrat. Përmes nismave si programi “She Can Fly”, i cili ofron skema financiare të favorshme për kadete femra, kompania synon të rrisë më tej përfaqësimin e grave – me një objektiv prej të paktën 7% deri në vitin 2030. Përveç këtij programi, Wizz Air gjithashtu zhvillon nismën “Nga Kabinë Ekuipazhi në Pilot”, e cila u prezantua në vitin 2022 dhe tashmë ka prodhuar të diplomuarit e saj të parë, ku 11% e tyre janë gra.
Wizz Air po mbështet gjithashtu gratë në avancimin e tyre drejt pozicioneve drejtuese dhe menaxheriale. Përfaqësimi i grave në udhëheqjen korporative ka shënuar një rritje të ndjeshme, dhe deri në vitin 2026, kompania synon të rrisë përqindjen e grave në menaxhim në të paktën 40% – një objektiv që tashmë është mëse i arritshëm.
Kompania është e angazhuar për të forcuar më tej udhëheqjen femërore në të gjitha nivelet. Përqindja e grave në nivelet e larta drejtuese (CEO, drejtuese departamentesh, drejtoresha apo zyrtare kryesore) është më shumë se dyfishuar gjatë njëzet viteve të fundit, duke u rritur nga 14.3% në 2004 në 32.1% në 2024. Ndërkohë, përqindja e grave në pozicionet e tjera në zyrë është rritur nga 20% në 2004 në 42.5% në 2024.
Yvonne Moynihan, Oficere e Korporatës dhe ESG-së në Wizz Air, shprehet:
“Jemi krenarë që po hapim rrugën drejt diversitetit gjinor në aviacion. Programi ynë kryesor i dedikuar për gratë që aspirojnë të bëhen pilote, “She Can Fly”, u prezantua vetëm dy vite më parë, por ka pasur një ndikim të rëndësishëm. Në vitin 2024, numri i kadeteve femra të regjistruara është trefishuar krahasuar me vitin e parë të programit, dhe në korrik të këtij viti, klasa e parë e kadeteve “She Can Fly” — me përfaqësuese nga Hungaria, Serbia, Rumania dhe Polonia — do të diplomohet, duke shënuar fillimin e karrierës së tyre si pilote të ardhshme. Ne besojmë se gratë kanë nevojë për më shumë mundësi për të transformuar jetën dhe karrierën e tyre, dhe jemi krenarë që po i krijojmë ato së bashku.”
Wizz Air mbetet e angazhuar jo vetëm për promovimin e diversitetit dhe barazisë, por edhe për integrimin e tyre në strategjinë e saj korporative, duke siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në industrinë e aviacionit.
Në vitet e ardhshme, Wizz Air do të fokusohet në rritjen e përfshirjen së grave në fusha tradicionalisht të dominura nga meshkujt, veçanërisht në profesionet teknike si mirëmbajtja dhe inxhinieria e aeroplanëve. Përmes trajnimeve dhe programeve me në qendër monitorimin, kompania ka si qëllim të thyejë barrierat dhe të tërheqë më shumë gra drejt këtyre profesioneve.