India dhe Franca planifikojnë të punojnë së bashku në zhvillimin e reaktorëve të vegjël modularë bërthamorë, tha ministria e jashtme e Indisë pas vizitës së kryeministrit Narendra Modi në vend.
Modi dhe presidenti francez Emmanuel Macron theksuan rëndësinë e energjisë bërthamore për “forcimin e sigurisë së energjisë” dhe kalimin drejt një “ekonomie me emisionin i karbonit të ulët”.
Ministria e Jashtme e Indisë tha se Delhi dhe Parisi do të zhvillojnë reaktorë të vegjël modularë dhe reaktorë të avancuar modularë për përdorim civil, veçanërisht në zonat e largëta të pazhvilluara dhe në zonat industriale me densitet të lartë.
Kërkesat e lokalizuara të energjisë për qendrat e inteligjencës artificiale (IA) qe po perhapet me zhvillim të shpejtë do të tejkalonin kapacitetin lokal e rrjeteve ekzistuese të shpërndarjes së energjisë. Reaktorët bërthamorë modularë shihen si zgjidhje.
SHBA dhe Kina po punojnë gjithashtu ne ketë drejtim. Gara është me randësi kritike per sundimin i kësaj teknologjie.