Berisha përgënjeshtron zyrtarët e PD: Nuk kam filluar lobimin për heqjen e Non Grats

spot_img

Edi Paloka, Belind Këlliçi dhe Edith Harxhi kanë folur publikisht për heqjen e Non Gratëssë Sali Berishës në SHBA, madje disa prej tyre thonë, që e kanë hequr. Por vetë i zoti u punës thotë diçka tjetër.

“Jo nuk e kam filluar lobimin, sepse janë gjithsej 14 ditë që ka filluar administrata e re dhe nuk besoj që në ditët e para të saj të jetë përparësi ky problem. Jam i vetëdijshëm, duhet të plotësohet administrata. Është një proces konfirmimi që kalon në kongres dhe ky proces është edhe për zv. sekretarët dhe personat e rangut nën zv sekretar. Pres të plotësohet administarta e re dhe do i drejtohem. Dhe jam besimplotë, sepse është kuptuar universalaisht që ishte akt politik i George Sorosit, që sekretari i Shtetit e ka bërë pa respektuar asnjë ligj te vendit të vet, asnjë dokument në dosje thjesht me lobimin politik të George Sorosit”, tha Berisha

Latest articles

Related articles