Prof. Jupi: Gjysma e bashkive janë sot subjekt i SPAK, si çerdhe korrupsioni! Të japin llogari

spot_img

nga Prof. Taulanda Jupi

Gjysma e bashkive janë sot subjekt i SPAK. Dhjetëra kryebashkiakë e ish-kryebashkiakë janë dënuar dhe janë në gjykim apo hetim.

Çfarë nami kanë bashkitë apo ministritë në Shqipërinë e tranzicionit? Çerdhe të korrupsionit dhe pasurimit të politikanëve në kurriz të shqiptarëve.

Mekanizmi politik I tranzicionit ka dështuar të prodhojë mirëqenie për qytetarët. Por nuk ka dështuar të promovojë kategorinë më kriminale në krye të institucioneve.

Kjo nuk mund të zgjidhet më me premtime për të luftuar korrupsionin apo për të lehtësuar jetën e njerëzve. Premtimet sot janë pa asnjë vlerë. Vlerë ka vetëm qëndrimi ndaj punës së SPAK.

Je kundër SPAK që po heton qindra pushtetarë e ish-pushtetarë të korruptuar? Premtimet e tua janë gënjeshtrat të reja për të mbuluar vjedhjet e vjetra.

Është koha që klasa politike e tranzicionit të japë llogari për 35 vite të çuara dëm dhe një klasë e re politike, me njerëz që nuk janë përkulur përpara tundimit të korrupsionit, të marrë përgjegjësinë e qeverisjes.

Në 11 maj, ata që sot hyjnë e dalin në dyert e SPAK të kërrusur nga dosjet e krimeve ndaj këtij populli, duhet të lihen në hallet e tyre me drejtësinë.

Shqipëria nuk mund të jetë më peng i halleve të tyre. Shqiptarët e kanë të ardhmen e tyre më të shtrenjtë se e shkuara mëkatare e politikës së tranzicionit.

Latest articles

Related articles