Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai fut në listën e të pastrehëve drejtorët e bashkisë që drejton !
Erion Isai, është paraqitur disa herë në SPAK, por këtë herë, duket se e ka punën edhe më keq, bashkë më nënkryetarin e tij…
Së fundmi, nënkryetari i tij ka firmosur një dokument me listën e të pastrehëve në Bashkinë që ai drejton. Siç shihet edhe nga lista, aty ka emra që janë drejtorë dhe kryetarë të njësive administrative në Bashkinë Kolonjë.
Më konkretisht në listë janë Enea Jorgji, i cili është drejtor i Ujësjellësit. Gjithashtu bashkëshortja e tij është sekretare e Këshillit Bashkiak. Po ashtu, përmenden edhe individë të tjerë si Petro Kristo, drejtor i pyjeve dhe bashkëshortja e tij, punonjëse në Bashki, si dhe Leonard Konica, Administrator i Njësisë Administrative Leskovik.
Po të shohësh në rrjetet e tyre sociale, duket që nuk janë aspak të pastrehë, por bëjnë një jetë të mirë. I vetmi shërbim që i kanë bërë Erion Isait është se i kanë shpërndarë të gjitha postimet e tij në rrjetet e tyre sociale.