Teatri Kombëtar “Edi Rama” vendos në skenë shfaqen “Linda”, aktron Luiza Xhuvani

spot_img

Teatri Kombëtar shfaqi mbrëmë dramën “Linda” nga Penelope Skinner, me regji të Violeta Trebickës.

Shfaqja do të vijë për shikuesit edhe tre natë radhazi.

Në rolet kryesore paraqiten Luiza Xhuvani, bashkë me të interpretojnë Vasian Lami, Alfred Trebicka, Enisa Hysa, Julinda Emiri, Igli Fusha, Trista Lulo, Artemisa Kusi.

“Linda” është një reflektim i thellë mbi presionet që përballen gratë moderne dhe ndikimin e këtyre presioneve në brezat e ardhshëm.

Drama flet për një drejtuese të lartë të një brendi kremrash, që prezanton një koncept të ri për të ndryshuar perceptimin mbi gratë mbi 50 vjeç, por që përballet me kontradikta të shumta ndërsa përpiqet të ruajë balancën mes karrierës, martesës dhe prindërimit.

Drama ‘Linda’ do të vijojë të shfaqet në ArTurbina edhe sonte, 31 janar si dhe në datat 1 dhe 2 shkurt 2025, prej orës 20:00.

Latest articles

Related articles