Agolli: Rama të ndihmojë fermerët e Korçës, jo pista skish!

nga Shpëtim Agolli

E hapi thesin e vjetër të gënjeshtrave ky për Korçën, por tashmë si thes të grisur.
Për ato fshatrat turistike të premtuara si u bë?
Po për rrugën Qafthanë-Plloçë?
Apo ngeli rruga rrugës?
Po për aeroportin e Lumalasit?
Apo nuk ka aeropllanë se vetë aeropllani pa bisht e përdor atë si taxi nëpër botë.
Si ju tha korçarëve në pragzgjedhjesh 2017.
E shikoni këtë park (për parkun Rinia), qeveria jonë e ka bërë.
E shikoni Korçën me ujë 24 orë në ditë? Qeveria jonë ju solli ujin.
Kur ndërfakt të gjithë korçarët e dinë që ujësjellsi i qytetit kishte përfunduar sipas projektit të fondeve të qeverisë gjermane prej v.2002.
Ah, se harova.
Po për atë parkun olimpik sportiv si u bë?
Apo projektin në 3D do na i shpalosë para 11 majit?
Si nuk tha një fjalë për fermerët e Korçës, të cilët e kanë të pamundur të shesin prodhimet e tyre për shkak të konkurencës nga vendet e rajonit si rezultat i mossubvencionimit në bujqësi.
Po për rininë në fshat dhe në qytet e cila largohet dhe largohet çdo ditë nga vendlindja çfarë tha?
Kujton se ekonomia e Korçës mbahet me 160 bujtina?!
Ky mashtrues klasik duhet larguar me çdo kusht nëpërmjet votës të qytetarëve korçarë dhe të gjithë Shqipërisë.

Latest articles

Related articles