Një 21-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi akuzohet për vjedhje. 21-vjeçari Luis Gjergji ka vjedhur aksesorë të makinës dhe pjesë të ndryshme tek i njëjti mjet në periudha të ndryshme.
Gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me mulli dhe pjesët e vjedhura në automjet. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.