Sondazhet po e nxjerrin çdo ditë e më shumë në rënie PD e Sali Berishës..
Sipas sondazhit të Institutit Republikan Ndërkombëtarë, (IRI) me qendër në SHBA i cili u publikua sot te Zëri i Amerikës, mbështetja e shqiptarëve ndaj kreut të PD, Sali Berisha, është vetëm 14%.
Po ashtu bie në sy fakti mosbesimi të asnjë politikan me 28%. Pëlqyeshmëria për Ramën është 35% duke shënuar po ashtu një rënie.
Mbi 60 për qind e të anketuarve besojnë dhe shpresojnë se e ardhmja e tyre do të jetë më e mirë, ndërsa pjesa tjetër (afro 40%) nuk kanë shumë shpresë për një të ardhme më të mirë, por pohojnë madje se kanë frikë, shqetësim e pasiguri për të ardhmen dhe nuk besojnë tek ndonjë përmirësim për këtë.
Më shumë se gjysma e të anketuarve nga IRI (52%) pohuan se vendi po shkon në drejtimin e duhur, një shifër kjo me 6 pikë në rënie krahasuar me një vit më parë (58%). Megjithatë qeveria Rama gëzon një aprovim të përgjithshëm nga më shumë se gjysma e të anketuarve (58%), edhe për sa i takon efektshmërisë (55%).