Teksa kundërshtari ka një vit që ka filluar fushatën si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj, PD akoma merret me armiq të jashtëm dhe brendshëm brenda saj.
Dalin para kamerave dhe e shprehin me eufori se kanë parë duke ngrënë dreka, darka, apo kanë qenë nëpër dasma persona që dyshohet se bashkëjetojnë dhe pëlqehen mes tyre.
Nuk është vetëm ky rast, por edhe rastet e tjera ku akoma i qëndrohet palgës së 8 janarit, ku demokratët u përleshen mes tyre dhe ku nga ana tjetër flitet për bashkim që edhe ka ndodhur. Kanë frikë se mos ata që ishin me Bashën në 8 janar do t’u zënë karriget këtyre që ishin jashtë godinës.
Akoma do të vazhdoni këtë luftë dhe urrejtje edhe me ata që tashmë vetë Berisha i ka pranuar dhe vlerësuar “duke i amnistuar”?!
Akoma nuk e keni kuptuar se Rama mundet duke mbledhur çdo votë dhe jo duke përzënë çdo votë të djathtë?!
Akoma do merreni me luftë klasash? Vazhdoni, se dhe 4 muaj janë gjithsej dhe më datë 12 maj nuk do keni më kohë as të përlesheni me njeri-tjetrin! /Sprint.al