Rama “tradhton” Berishën: Më çoi avokat për të bërë paqe…

Kryeministri Edi Rama ka dalë me një deklaratë në rrjetet sociale ku iu drejtohet qytetarëve me një mesazh në lidhej me akuzat e bëra nga Partia Demokratike, me në krye Sali Berishën.

“Më kanë bërë dhunues grash, madje dhunues të ndjesë pastë nënës time.

E shkreta nëna ime, Aneta, u sulmua nga foltorja e parlamentit, deri nga foltorja e parlamentit, ku katrani me bojë e akuzoi se po cenonte interesin publik, duke mos më denoncuar, ajo mua, si dhunues të sajin dhe duke i lënë kësisoj shqiptarët, të votonin qorrazi për një kriminel që dhunon edhe gra.

Nëna ime e ndjerë, u ndje aq e lënduar sa e çoi edhe në gjyq, katranin e madh.

Po e dini çfarë ndodhi?

Ai çoi avokatët për të bërë paqe, se “kështu e ka politika dhe se ai paskësh madje shumë respekt për të si mjeke”.

Dhe kur gruaja krenare, e dhunuar në dinjitetin e saj, nuk pranoi të tërhiqte padinë, doli edhe një gjykatëse katran, e cila me një vendim poshtërues, i vuri kapakun atij maskarallëku.

Latest articles

Related articles