Kreu i PLL, Axhami: Një vit i rëndësishëm për Legalistët dhe çdo opozitar!

spot_img
Advertisements

nga Shpëtim Axhami

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT

Edhe ky fillim viti, ashtu si shumë të tjerë më parë, e gjeti Shqipërinë në një situatë të rënduar nga kriza ekonomike, politike dhe sociale.

Me një opozitë më të organizuar dhe të vendosur, kjo qeveri e korruptuar, e cila është denoncuar dhe faktuar për akte të shumta abuzive, do të ishte rrëzuar prej kohësh. Sipas sondazheve dhe analizave të ndryshme, mbi 60% e qytetarëve shqiptarë shprehen të pakënaqur me këtë formë qeverisjeje. Megjithatë, shqetësues mbetet fakti se ende nuk shihet një mbështetje solide mbi 50% për opozitën e sotme, kjo e domosdoshme.

Kriza e besimit, se ndryshimi dhe përmirësimi mund të vijë përmes fitores së së djathtës, duhet të jetë një alarm për të gjithë opozitën, veçanërisht për faktorët opozitarë që kërkojnë një përmbysje të vërtetë të kësaj situate. Në prag të zgjedhjeve parlamentare, të cilat janë vetëm pak muaj larg, opozita përballet me sfida të mëdha përballë një makinerie pushteti që e ka kthyer manipulimin e votës në një praktikë sistematike dhe në të vetmen mënyrë për të siguruar fitoren.

Në këtë kontekst, Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) e sheh veten si një pjesë të rëndësishme të bllokut opozitar dhe është në proces përgatitjeje e organizimi për të përmbushur përgjegjësitë e saj ndaj qytetarëve shqiptarë.

Për PLL, ky fillim viti do të shërbejë si një kohë vendimmarrjeje të rëndësishme, duke e përqendruar aksionin politik në:
•Rritjen e intensitetit të punës organizative;
•Krijimin e një infrastrukture të gatshme për pjesëmarrje efektive në zgjedhjet e vitit 2025;
•Krijimin e frymës dhe besimit të përgjithshëm në radhët e opozitës, përtej koalicioneve që mund të krijohen apo jo.

PLL vlerëson si thelbësore çdo koordinim dhe bashkëpunim mes faktorëve opozitarë për të ndërtuar një frymë të re dhe për të siguruar mbështetjen e qytetarëve në përballjen me këtë mazhorancë. Për PLL, koha për veprim është tani, me një vizion të qartë dhe një vendosmëri për të ndryshuar drejtimin e vendit.

spot_img

Latest articles

Related articles