Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Vaun e Dejës ku xhaxhai dhe nipi ndërruan jetë.
Dy viktimat ishin duke ecur në anë të rrugës kur një makinë tip Benz ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur për vdekje. Viktimat janë identifikuar si Ndue Prenga dhe Ndrekë Prenga, xhaxha dhe nip.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit mësohet se është Glindis Bujari, i cili është transportuar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore



