I përlotur, Artan Uzuni ka rrëfyer për ‘Ora Sport’ momentin kur gjatë një bisede me të birin, i kërkoi që të bënte një zgjedhje mes tij dhe Silvinjos, për shkak të padrejtësisë së bërë ndaj Myrtos, gjatë Kampionatit Europian të Gjermanisë.
Babai i sulmuesit deklaroi se pavarësisht gjithçkaje që ndodhi, për Myrton kombi është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.
Artan Uzuni: Kjo e Europianit e vrau, vërtetë e vrau, na vrau të gjithëve. Kombëtarja është e shqiptarëve dhe kështu do jetë gjithë jetën, edhe nëse është apo jo Myrto.
Unë si baba do të doja të ishte. Kur nuk u thirr Myrtua, unë i kam thënë që do zgjedhësh mes meje dhe Silvinjos. Por Myrtua më tha, babi unë të dua ty shumë, por KOMBI MBI GJITHÇKA.



