Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përfshirë shefin e saj të përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesusu u përfshinë nga një sulm izraelit sot në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Jemenit, Sana’a.
“Ndërsa ishim gati të hipnim në avionin tonë nga Sana’a, rreth dy orë më parë, aeroporti u bombardua nga sulme ajrore”, shkroi shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në X.
“Një nga anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit tonë u plagos. Të paktën dy persona u raportuan të vrarë në aeroport. Kulla e kontrollit të trafikut ajror, salla i nisjes – vetëm disa metra nga vendi ku ndodheshim – dhe pista u dëmtuan”, shtoi ai.
“Anëtarët e delegacionit të OKB-së dhe OBSH-së nuk jane plagosur dhe jane të sigurt”, tha ai.
“Ngushëllimet tona të përzemërta për familjet, të dashurit e të cilëve humbën jetën gjatë sulmit”, shkroi Tedros.
Ushtria izraelite konfirmoi se kishte sulmuar infrastrukturën që i përkiste milicisë “Houthi” në Jemen, duke përfshirë aeroportin.