Gjykata Kushtetuese, me interpretime spiropaliane natën e Krishtlindjes

spot_img
Advertisements

Nga Av. Besart Logu

Berisha-Rama janë në dijeni të një fakti të tmerrshëm që del në çdo sondazh por që nuk publikohet: zgjedhjet parlamentare të 2025 do të karakterizohen nga vota kontestuese. Që do të thotë, votuesit do të refuzojnë partitë e mëdha duke favorizuar ato të reja. Vota kontestuese do të reflektohet edhe brënda listës së PS dhe PD në formën e zgjedhjes së një të riu apo të reje përballë Spiropalit e Ballës apo Palokës e Gjekmarkajt.
Berisha-Rama janë në pozita penale të disfavorshme. Ato po mendojnë për periudhën post-zgjedhore prandaj u duhen deputetë besnik të cilët i prodhon vetëm lista e mbyllur.
Prandaj Gjykata Kushtetuese u vu nën presion, njëkohësisht u josh, nga politika, nëpërmjet interpretimeve spiropaliane për zgjatjen e afatit të mandateve të anëtarëve të saj. Dhe ja ku jemi sot, ku shprehet “pak rëndësi ka se cfarë prodhon votimi, rëndësi ka që ti mund të zgjedhësh në listë të hapur një emër që ka pothuaj zero shanse të dalë deputet”.
Koha, ai është ilaçi më i mirë! Po provohet dita-ditës se Berisha-Rama nuk mendojnë për asgjë e për askënd përveçse për hallin e tyre, burgut të pashmangshëm.

spot_img

Latest articles

Related articles