Noka: Jemi shumë afër realizimit të qëllimit, Rama do ketë fatin e Asad

spot_img
Advertisements

I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit ënë MCN TV Flamur Noka ka komentuar protestën e sotme të opozitës për të cilën u shpreh se pjesëmarrja e sotme tregoi se janë shumë afër realizimit të qëllimit.

Ai tha se ne aty nuk jemi për veten tonë por për qytetarët dhe votën e lirë dhe kjo do arrihet përmes qeverisë teknike. Sipas tij Edi Rama do ketë fatin e Asad.

Fibank

E kuptoj indinjatën e çdo qytetari, por dua të falenderoj mijëra qytetarë të Tiranës që respektuan aktin e opozitës dhe qëndruan në shtëpi.

Në këtë kohë shiu dhe rrebeshi të gjithë prisnin që ky akt i mosbindjes civile të dështonte, por kjo ditë e tillë që askush nuk e priste të kishte mijëra të pranishëm, kjo tregon se revolta po zjen, shpirti i demokratëve është i pandalshëm dhe tregon se jemi shumë afër realizimit të qëllimit.

Ne aty nuk jemi për veten tonë por për qytetarët. Kjo forca jonë politike është forca e të pamundurës. Besonte kush se kjo forcë në 9 shtator të 2021 do të ishte ajo sot që do ishte alternativa, askush, përfshirë dhe mua se besonte, sepse të gjithën mendonin se kjo parti u shkërmoq, por jo ja ku jemi.

Ata që erdhën aty mes shiut dhe të ftohtit vijnë për votën e lirë sepse ne nuk jemi të lirë, na gënjen mendja nëse mendojmë të kundërtën dhe këtë duam të arrijmë, pikërisht votën e lirë dhe kjo do arrihet përmes qeverisë teknike dhe po nuk na e dha Rama do ja marrim. Radha tjetër e mosbindjes civile mundtë jetë Surreli.

Ka dy rrugë ose të kapim armët si në Siri ose kjo mosbindje civile dhe unë po ju them se ne mosbindjen civile kemi zgjedhur si rrugën më demokratike, por fatin e Asad do ketë dhe Edi Rama me aktet e vazhdueshme të njëpasnjëshme të mosbindjes civile. Edi Rama do ketë fatin e Asad

spot_img

Latest articles

Related articles