Presidentit argjentinas, Javier Milei i është dhënë shtetësia italiane nga kryeministrja Giorgia Meloni gjatë një vizite në Romë, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA.
Meloni priti dje në mbrëmje presidentin ultra-liberal argjentinas në Palazzo Chigi të Romës, selia e qeverisë italiane.
Milei ndodhet në Romë për të marrë pjesë në një festival sot të organizuar nga partia e krahut të djathtë të Melonit, “Fratelli d’Italia”.
Vendimi për t’i dhënë shtetësinë italiane Milei u kritikua nga opozita e majtë e vendit – ndërsa ligjvënësit akuzuan Melonin se po vepronte sipas dëshirës, ndërkohë që u mohonte shtetësinë fëmijëve të emigrantëve të lindur në Itali.
Gjyshërit italianë të Mileit emigruan në Argjentinë në fillim të shekullit XX, një arsye për t’i dhënë atij shtetësinë.
Pak muaj më parë, Milei deklaroi se ishte 75% italian.
Një tjetër argjentinas me rrënjë italiane është papa Françesku, i cili shërbeu si kryepeshkop i Buenos Aires para se të bëhej papë.



