Mediat e Kosovës censurojnë lajmin për akt-akuzën për Klodian Allajbeun dhe Ekrem Lukën

spot_img
Advertisements

Nga Fatlum Berisha

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Spitalit Amerikan si person juridik dhe disa personave të tjerë fizikë. Akuzat kryesore janë dy: shpelarje e parave dhe falsifikim i dokumentave. Mes të akuzuarve përmenden Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan, T7-shit dhe Express-it, si dhe Ekrem Lluka i Dukagjinit.

Pavarësia e mediave tona është kjo:

  • Gazetës Express, pronë e Allajbeut, i rrëshqet lajmi. Fillmisht e qet lajmin për ngritje të aktakuzës – që për të ishte kamikaz – pasi bëhej fjalë për pronarin e saj. Më pas vjen ndërhyrja nga lart. Lajmi zhduket. Fshihet.
  • Klan Kosova e publikon lajmin. Sapo e provova, por nuk po hapet linku.
  • Albanian Post, pronë e Baton Haxhiut, i cili ka qenë po ashtu drejtor marketingu në Spitalin Amerikan, e publikon informacionin. E largon më vonë.
  • Telegrafi, si media kredibile, sipas asaj që kam parë, nuk ka publikuar asnjë informacion. Telegrafi ka lidhje të afërta me Dukagjinin, Ekrem Lluken.

Ky postim nuk është një sulm ndaj gazetarisë. Përkundrazi, është një mbrojtje e zanatit. Është shqetësuese kur shohim se lajmet manipulohen ose nuk raportohen fare për shkak të lidhjeve të ngushta me individë ose biznese të fuqishme.

Shënjestër po mundohet ta sigurojë aktakuzën e plotë. Mediumi do të raportojë rreth saj sapo ta ketë atë në duar. Ne e kemi publikuar këtë lajmin, që diku-diku, është i zhdukur.

spot_img

Latest articles

Related articles