Athinë raportojnë se Greqia po avancon me shpejtësi programin e saj të armatimit dhe sipas Reuters është në bisedime të avancuara për të blerë 36 sisteme artilerie raketore nga Izraeli.
Diskutimet për marrëveshjen prej 600-700 milionë euro po zhvillohen në një kohë kur dy vendet janë në negociata që Izraeli t’i shesë Greqisë një kupolë mbrojtëse kundërajrore dhe kundërraketë (kupolë hekuri).
Siç raporton Reuters, Athina ka hartuar një plan prokurimi 10-vjeçar, shumë miliardë dollarësh, i cili përfshin gjithashtu blerjen e deri në 40 avionëve të rinj luftarakë F-35 nga SHBA dhe katër fregatave nga Franca, thuhet në raport.
Sa i përket sistemit PULS, i prodhuar nga Elbit i Izraelit (ESLT.TA), ai ka një rreze veprimi deri në 300 km dhe marrëveshja përfshin gjithashtu prodhimin e komponentëve në Greqi.