Kam dëgjuar ca momente të pyetje përgjigjeve të Hoxhë Ahmed Kalasë dhe më ka befasuar për nivelin e lartë të Retorikës dhe gjuhës së shtruar (Common sense). Është një personalitet publik me shumë ndikim tek besimtarët (dhe jo besimtarët) dhe mendoj që duhet dëgjuar me kujdes për të mësuar sesi përdoret mençuria në zgjidhjen e çështjeve publike.
E pyeste dikush për një çështje të lëshimit të faturës fiktive për 10 mijë lekë dhe Imam Kalaja, me të drejtë logjike, thoshte se nuk bën të shkelësh ligjin dhe moralin kur e di se është gabim… Duke lëshuar në gjëra të vogla vjen dita që lëshon në gjëra të mëdha me shumë dëm, pasi kjo krijon humus për padrejtësitë zinxhir.
Përdorimi i humorit, ironisë dhe sarkazmës në këto momente të rëndësishme bën që mesazhi i tij të kalojë dhe të ndikojë, pasi humori ul barrierën mbrojtëse/ L.Lita